ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi për hapjes e trasesë së rrugës në Llogara. Sipas ARRSH-së kjo bëhet në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sikurse është bërë e ditur edhe më parë.
“Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç është njoftuar edhe më parë, ditën e nesërme, rreth orës 11:00–11:30, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun”, njofton ARRSH.
Sipas njoftimit “punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi”.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

