Irani: Bisedimet me SHBA-në vazhdojnë, Teherani kërkon garanci për kërkesat e tij

31 Maj 2026, 22:14 / BOTA ALFA PRESS

Irani: Bisedimet me SHBA-në vazhdojnë, Teherani kërkon garanci

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi deklaroi se bisedimet dhe shkëmbimet e mesazheve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë, duke u bërë thirrje palëve të shmangin spekulimet mbi ecurinë e negociatave.

Në një prononcim për mediat shtetërore iraniane, Araghchi theksoi se procesi diplomatik është ende në zhvillim dhe se nuk mund të nxirren përfundime para se të arrihet një rezultat konkret.

“Nuk duhet t’u kushtojmë vëmendje spekulimeve dhe nuk mund t’i gjykojmë bisedimet derisa të kemi një rezultat të qartë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit iranian dhe një nga figurat kryesore të procesit negociues, Mohammad Bagher Ghalibaf, përsëriti qëndrimin e Teheranit se çdo marrëveshje e mundshme duhet të garantojë interesat dhe të drejtat e popullit iranian.

Në një videomesazh, Ghalibaf theksoi se Irani “nuk do të pranojë asnjë marrëveshje” nëse nuk ka siguri të plotë se të drejtat e vendit dhe qytetarëve të tij do të respektohen dhe garantohen.

Po ndodh...

ide