Dyshohet për rast me Ebola në Itali, detajet e para

31 Maj 2026, 22:55 / BOTA ALFA PRESS

Dyshohet për rast me Ebola në Itali, detajet e para

Autoritetet shëndetësore italiane po hetojnë një rast të dyshuar me virusin Ebola, pasi një shtetas italian që ishte kthyer së fundmi nga Kongo u shtrua në spital në qytetin e Cagliarit, në ishullin e Sardenjës.

Sipas informacioneve paraprake, pacienti ka shfaqur simptoma që mund të lidhen me sëmundjen, çka ka bërë që mjekët të urdhërojnë kryerjen e analizave përkatëse.

Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është vendosur në izolim, ndërsa mostrat e marra do të analizohen nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë.

Ministria italiane e Shëndetësisë theksoi se, pavarësisht rastit të dyshuar, rreziku për përhapjen e Ebolës në Itali mbetet shumë i ulët.

Autoritetet pritet të publikojnë rezultatet e analizave sapo të përfundojë procesi i verifikimit laboratorik.

Po ndodh...

ide