Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në boksin profesionist
31 Maj 2026, 18:28 / SPORT

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në boksin profesionist në kategorinë IBO Cruiserweight, pas fitores ndaj nigerianit Austine Nnamdi në një duel të zhvilluar në 12 raunde.
Me këtë triumf, Uldedaj konfirmohet në majën e boksit profesionist, duke hyrë në histori si shqiptari i parë që fiton një titull botëror në këtë kategori.
Boksieri shqiptar zhvilloi një përballje të fortë dhe arriti të triumfojë ndaj kundërshtarit të tij pas një performance të vlerësuar në të gjitha raundet e ndeshjes.
Fitorja e Jurgen Uldedajt konsiderohet një sukses historik për sportin shqiptar dhe veçanërisht për boksin profesionist, duke shënuar një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
Nga Erl Kodra
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128