Sulmi me makinë në Gjermani, shkon në dy numri i viktimave, 10 persona të plagosur në spital

3 Mars 2025, 19:07 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi me makinë në Gjermani, shkon në dy numri i viktimave, 10

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga sulmi me makinë në Mannheim të Gjermanisë, ndërkohë 10 persona ndodhen në spital duke marrë mjekim, ku 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Thomas Strobl, ministri i brendshëm për Baden-Wuerttember – shteti ku ndodhet qyteti – gjithashtu i tha AFP se i dyshuari është një gjerman 40-vjeçar.

Policia tha se shoferi goditi turmën në pedonalen “Paradeplatz”, në qytetin Mannheim, në perëndim të Gjermanisë, duke lënë pas dy të vrarë.

Autoritet arrestuan të dyshuarin për ngjarjen. Zëdhënësi i policisë, Stefan Wilhelm tha se kishte disa të plagosur, por se nuk mund të jepeshin hollësi se sa prej tyre ishin në gjendje të rëndë.

“Mund të konfirmojmë se një person i dyshuar është arrestuar. Aktualisht nuk mund të themi nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Hetimi vazhdon”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Wilhelm.

Policia njoftoi se qytetarëve u është kërkuar të mos i afrohen qendrës së qytetit dhe të qëndrojnë në shtëpi.

 

Po ndodh...

ide