Horror në mes të Athinës/ E reja gjendet e vdekur në rrugë, arrestohet burri që kishte njohur në një aplikacion

Një 45-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vdekjen e një 30-vjeçareje, e cila u gjet e pajetë në hapësirën e hapur të një pallati në rrugën Kolokotroni, në qendër të Athinë, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Sipas autoriteteve, policia u njoftua menjëherë dhe mbërriti në vendngjarje duke rrethuar zonën. I dyshuari, një turist italian që qëndronte në një apartament me qira afatshkurtër në katin e tretë të ndërtesës, u shoqërua nga ambientet e banimit dhe po hetohet për përfshirje në ngjarje.
Informacionet paraprake tregojnë se gruaja kishte dalë nga apartamenti në katin e tretë dhe ishte ngjitur në katin e katërt. Pak më vonë, në rrethana ende të paqarta, ajo ra nga një dritare drejt hapësirës së brendshme të pallatit. 45-vjeçari ka deklaruar se kishte pasur një incident me viktimën, me të cilën pretendon se ishte njohur përmes një aplikacioni dhe jo personalisht më parë. Ai shtoi se e kishte larguar nga apartamenti pak para rrëzimit. Sipas raportimeve, ai kishte edhe gërvishtje në fytyrë.
Një dëshmitar, banor i katit të tretë, përshkroi momentet e ankthit që përjetoi. Ai tha se rreth orës 04:20 dëgjoi britma nga jashtë dhe më pas zhurma u zhvendos brenda ndërtesës. “Dëgjova një grua që bërtiste në anglisht: ‘Zemër, më vjen keq, kthehu’, ndërsa situata dukej si një përleshje e dhunshme me shumë rrëmujë,” deklaroi ai. Sipas tij, pas rreth 20 minutash zhurmash të vazhdueshme, dëgjoi një thyerje të fortë xhami rreth orës 04:40–04:45.
Në vendngjarje mbërriti edhe një ekspert mjeko-ligjor për të ekzaminuar trupin e viktimës, e cila raportohet të jetë me origjinë nga Etiopia. Autoritetet po vijojnë hetimet dhe po marrin dëshmi për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Të gjitha pistat mbeten të hapura, ndërsa priten edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që do të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
