Hillary Clinton "raporton" në Mynih: Dosjet "Epstein" zbulojnë fakte shqetësuese

15 Shkurt 2026, 16:20 / BOTA ALFA PRESS

Hillary Clinton "raporton" në Mynih: Dosjet "Epstein"

Dosjet e Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, zbulojnë informacione shumë shqetësues dhe vërtet të tmerrshme, deklaroi ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në Konferencën e Sigurisë në Mynih, sipas CNN.

Kur u pyet nga një gazetar se si sjellja e supozuar e udhëheqësve perëndimorë në dosje pasqyron vlerat perëndimore, Clinton u përgjigj se ”është e tmerrshme dhe shpresojmë që, e dini, do të ketë publikime të vazhdueshme me kalimin e çdo dite”.

Komentet e ish-sekretares së Shtetit vijnë ndërsa Evropa po tronditet nga saga e Epsteinit, me zyrtarë mbretërorë dhe qeveritarë nga disa vende që përballen me skandale.

Megjithatë, Clinton vuri në dukje se vetëm pse emri i dikujt është në dosje nuk do të thotë se ai ka kryer një krim.

Ajo tha se informacioni “duhet të jetë plotësisht transparent” në mënyrë që njerëzit të mund “jo vetëm të shohin se çfarë ka në të, por edhe, nëse është e përshtatshme, t’i mbajnë njerëzit përgjegjës”.

Ish-presidenti Bill Clinton është gjithashtu midis emrave të shumtë të profilit të lartë të përfshirë në dosjet e Epstein.

Bill dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë si pjesë e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së ndaj Epstein në fund të shkurtit, pas muajsh debatesh.

Bill Clinton ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje që lidhet me financuesin pedofil.

Një zëdhënëse e Clinton ka deklaruar vazhdimisht se ish-presidenti i ndërpreu lidhjet me Epstein përpara se ai të akuzohej për ndihmë dhe nxitje të prostitucionit në vitin 2006, dhe se ajo nuk ishte në dijeni të krimeve të tij.

 

Po ndodh...