Djegia e pallatit te kompleksi “Arlis”, banorët peticion me 10 kërkesa urgjente

18 Prill 2026, 14:21 / BOTA ALFA PRESS

Djegia e pallatit te kompleksi “Arlis”, banorët

Banorët e prekur nga zjarri i rënë në kompleksin “Arlis” në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë, kanë nënshkruar sot një peticion, ku kanë shtruar disa pika.

Kërkesat e tyre konstatojnë me dëmshpërblimin e qirasë derisa apartamentet të rindërtohen dhe formalizimin e çdo detaji të këtij procesi.

Ata i kushtojnë rëndësi të theksuar edhe certifikimit dhe kolaudimit të sistemeve të sigurisë elektrike dhe asaj kundër zjarrit apo fatkeqësive të tjera natyrore.

Kërkesat tona të përmbledhura, janë si më poshtë:

Normat e Sigurise Europiane EN, duhen përdorur tek ne si në çdo vënd Europian, psh:

Detyrimi i Kontrollit të instalimeve, ujë, energji elektrike, gas, ashensor etj:

Për gjithë instalimet e kryera, duhet certifikata Sigurie dhe garancie sipas standardeve evropiane..

Duhet me vërtet një projektligj, që pas e shumta 20 vitesh të kryhet kontroll i detyrueshëm i gjendjes së gjithë instalimeve të kryera.

Salvavita e detyrueshme për gjithë Instalimet elektrike qendrore dhe në çdo banesë.

Matja e tokëzimit, i cili është pjesa me rëndësishme e të gjithë instalimeve elektrike.

Po ndodh...