Një ditë pas protestës, Berisha i ‘shtrin dorën’ partive të tjera opozitare: Është koha të jemi së bashku

Një ditë pas protestës së shtatë kombëtare të opozitës, kreu i PD, Sali Berisha, i bëri thirrje partive të tjera opozitare që të bashkohen me Partinë Demokratike.
Berisha u bëri thirrje edhe pensionistëve, intelektualëve dhe shoqërisë civile që t’i bashkohen aksionit të opozitës.
“Nga protesta s’heqim dorë kurrë. Ne do bëjmë gjithçka për t’u bashkuar me forcat politike opozitare. U bëj thirrje, është koha të veprojmë së bashku kundër një armiku të egër të qenies shqiptare.
I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohet me ne. Shikoni çfarë qëndrimi mizor mbajtën ndaj Aulon Kalasë. Në qindra protesta ka protestuar paqësisht dhe me dinjitet. U bëj thirrje intelektualëve, duhet t’i dilni zot vendit tuaj që po shkatërrohet” – u shpreh Berisha.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128