“Ditën Putini flet për negociata, natën bombardon Ukrainën”- Kryeministrja daneze Frederiksen: Moska nuk ka interes për paqen

26 Maj 2025, 17:49 / BOTA ALFA PRESS

“Ditën Putini flet për negociata, natën bombardon

Sulmet e fundit në Ukrainë gjatë fundjavës dëshmojnë se Moska nuk ka interes për paqe, deklaroi sot kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

“Gjatë ditës Putini flet për negociata, ndërsa natën bombardon Ukrainën,” tha Frederiksen para gazetarëve gjatë një takimi të liderëve të vendeve skandinave që po zhvillohet në Finlandë.

Rusia kreu gjatë natës atë që forcat ajrore ukrainase e përshkruan si sulmin më të madh me drone që nga fillimi i luftës.

Frederiksen tha se liderët skandinavë kanë rënë dakord që vendet e tyre do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shtuar se kjo mbështetje mund të përfshijë ndihmë ushtarake, investime në industrinë mbrojtëse të Ukrainës dhe bashkëpunim me kompanitë ukrainase.

Sa i përket Lindjes së Mesme, kryeministrja daneze deklaroi se:

“Duhet të ushtrojmë presion mbi Izraelin, është e papranueshme që ndihma humanitare të mos lejohet të hyjë” në Rripin e Gazës.

Frederiksen shtoi gjithashtu se:

“Nuk është momenti i duhur për të njohur Palestinën si shtet.”

 

Po ndodh...

ide