Delegacioni i lartë rus bën vizitë në Siri, lideri i ri kërkon dorëzimin e Assad-it

Agjencia e Lajmeve, Reuters, raportoi të mërkurën se lideri i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i njohu edhe si Abu Mohammad al-Julani, ka kërkuar që Rusia të dorëzojë ish-presidentin Bashar Al-Assad dhe ndihmësit e tij.
Kërkesa raportohet të jetë bërë në takimin që ky i fundit ka zhvilluar në Damask me një delegacion rus gjatë vizitës zyrtare të tyre atje. Pjesë e delegacionit ishte zv.ministri i Jashtëm Mikhail Bogdanov, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i Putinit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, por edhe Alexander Lavrentyev, i dërguari i posaçëm i Putinit për Sirinë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, refuzoi të komentoi nëse kjo kërkesë i është shtruar palës ruse, por tha se Moska kërkon të ruajë marrëhdëniet e mira me administratën e re siriane dhe të sigurojë të ardhmen e bazave ushtarake të saj atje. Që prej rrëzimit nga pushteti në fund të vitit të kaluar, Assad dhe familja e tij janë vendosur në Moskë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


