Ambasadori i ri i SHBA-së në Danimarkë merr detyrën, ndërsa Trump kërkon të marrë kontrollin e Grenlandës

Kenneth Howery, bashkëthemelues i kompanisë PayPal dhe mik i hershëm i Elon Musk, ka marrë sot zyrtarisht detyrën si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Danimarkë, në një periudhë tensionesh të pazakonta mes dy vendeve aleate të NATO-s.
Tensionet janë rritur pasi presidenti Donald Trump ka shprehur publikisht dëshirën që SHBA të marrë nën kontroll Grenlandën, territor gjysmë-autonom danez i pasur me burime natyrore në rajonin e Arktikut.
Howery, i cili më parë ka shërbyer si ambasador amerikan në Suedi, i dorëzoi letrat kredenciale mbretit Frederik gjatë një ceremonie në Pallatin Christianborg në Kopenhagë, së bashku me ambasadorë të tjerë nga shtatë vende.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai theksoi se ndër prioritetet e tij do të jenë forcimi i bashkëpunimit mbrojtës dhe marrëdhënieve tregtare me Danimarkën, si dhe puna e përbashkët për çështjet e sigurisë në Arktik.
“Pres me padurim të takoj njerëzit dhe të njihem me kulturat e mbretërisë, përfshirë udhëtime në Ishujt Faroe dhe në Grenlandë,” u shpreh Howery.
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Danimarkës janë ftohur që prej deklaratës së Trump-it për Grenlandën, çka ka ngjallur reagime të ashpra në Kopenhagë.
Gjatë një vizite në Grenlandë në prill, kryeministrja daneze Mette Frederiksen iu drejtua Uashingtonit duke theksuar:
“Nuk mund të aneksohet një vend tjetër, as edhe duke përdorur argumente të sigurisë.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


