A do të ketë takim me Putinin? Zelensky: Nuk do të flas për çështje historike me të!

Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka thënë se do të refuzonte të diskutonte çështjet historike gjatë çdo takimi të mundshëm me presidentin rus Vladimir Putin.
Putini ka theksuar historinë e përbashkët midis vendeve fqinje dhe ka argumentuar se Moska ka detyrë të mbrojë pakicën rusishtfolëse në Ukrainë.
Ai ka theksuar gjithashtu se një marrëveshje paqeje në të ardhmen duhet të zgjidhë shkaqet rrënjësore të konfliktit, duke përfshirë keqtrajtimin e rusishtfolësve në Ukrainë dhe planet e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.
Gjatë një interviste me Piers Morgan të mërkurën, Zelensky tha se nuk donte të dëgjonte për arsyetimin e Putinit. “Lidhur me historinë, nuk dua të humbas kohë për këto çështje”, tha ai. “Nuk është aspak interesante për mua pse e filloi këtë luftë. Nuk dua të flas për këtë sepse nuk kam kohë”, shtoi Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas më pas vazhdoi me një fjalim të mbushur me fjalë fyese, duke thënë: “Nuk kam nevojë të humbas kohë me çështje historike, arsyet pse ai e filloi luftën, të gjitha budallallëqet që po ngre me amerikanët, etj. Për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të gjetur një rrugë diplomatike, nuk kam nevojë për të gjitha këto mutleqe historike, në të vërtetë.”
Kremlini ka thënë se Putin është i hapur për një takim me Zelenskyn, por vetëm gjatë fazës përfundimtare të negociatave për të nënshkruar një traktat paqeje.
Po ndodh...
ide
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128