BLOOMBERG: Kërkesa e Edi Ramës ndaj ‘sulltanit’ turk, dështon të sigurojë Samitin e NATO-s

15 July 2026, 16:05 / POLITIKË ALFA PRESS

BLOOMBERG: Kërkesa e Shqipërisë ndaj ‘sulltanit’ turk

"Stili i bujshëm i Edi Ramës dështoi të konkretizonte kandidaturën e Shqipërisë për organizimin e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm, kur liderët e aleancës u takuan në Ankara.

Në prag të bisedimeve të javës së kaluar, kryeministri shqiptar kishte këmbëngulur fort për të siguruar planet që vendi i tij të mirëpriste liderët e aleancës vitin e ardhshëm"

Kështu shkruan "Bloomberg" në një artikull kushtuar përpjekjeve të kryeministrit, Edi Rama për të siguruar organizimin e samitit të ardhshëm të NATO-s që sipas shkrimit nuk ka dhënë rezultat.

"Bloomberg" shkruan se lutjet e Ramës ndaj presidentit turk, të cilin e përshkruan në titull si “Sulltani turk”, nuk kanë mjaftuar për të bindur aleatët që të konfirmojnë zhvillimin e samitit në Shqipëri.

Rama, raporton "Bloomberg" nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e Shqipërisë, kur liderët e aleancës u mblodhën javën e kaluar në Ankara.

Kjo pasi gjatë diskutimeve nuk u arrit një marrëveshje për ta caktuar vendin si mikpritës të samitit.

Sipas "Bloomberg" çështja mbetet ende e hapur, ndërsa brenda NATO-s po shqyrtohen alternativa të ndryshme për vendin dhe kohën e organizimit të takimit.

Pasiguritë lidhen edhe me zhvillimet politike brenda NATO-s dhe me shqetësimet për tensionet që mund të shoqërojnë samitet e ardhshme.

Po ndodh...

ide