Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

4 Tetor 2025, 22:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e quajtur Shën Andreas rreth orës 19:00 të ditës së sotme, në afërsi të Gjirit të Gramës, zonë që lidhet me Palasën.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit.

Dy mjete zjarrfikëse nga Himara dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës ,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur.

 

Po ndodh...