Vrasja me thikë e 15-vjeçarit! “E afërmja e tij më kërkoi ndihmë”, Lala: Ngjarja ndodhi pas një sherri në TikTok

5 Dhjetor 2025, 22:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja me thikë e 15-vjeçarit! “E afërmja e tij më

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ku 15-vjeçari Erion Boba humbi jetën pasi u godit me thikë nga një tjetër i mitur. Lala e cilësoi rastin “shumë të rëndë dhe të dhimbshëm”, duke kërkuar përgjigje nga institucionet përgjegjëse për mënyrën si u trajtua i mituri në spital.

Sipas saj, fillimisht ishte raportuar se 15-vjeçari ishte plagosur pas një konflikti mes tij dhe një të mituri tjetër, konflikt i cili dyshohet se kishte nisur nga një debat në platformën TikTok. Pas ngjarjes, spitali i Durrësit njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale kishte qenë e suksesshme. Por, gjendja e Erionit u përkeqësua dhe ai u transferua në reanimacionin e QSUT.

Lala tregoi se një familjare e viktimës e kishte kontaktuar në telefon për ndihmë. “Më tha se djali kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe se familja nuk dinte çfarë të bënte. Më dërgoi një foto tepër të dhimbshme, thuajse momentet e fundit të jetës së tij,” tha gazetarja, duke theksuar se familja, e ardhur nga Bulqiza për një jetë më të mirë në Durrës, ishte e dëshpëruar dhe e tronditur.

“Ndërsa po kërkoja mënyra për të ndihmuar, më njoftuan se Erioni kishte ndërruar jetë,” rrëfeu Lala. Ajo shtoi se halla e të miturit i kishte thënë se kërkuan ndihmë urgjente për djalin, por askush nuk u përgjigj në kohë.

Gazetarja kërkoi që autoritetet shëndetësore të japin shpjegime për trajtimin e 15-vjeçarit. “QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të sqarojnë çfarë ka ndodhur në këto momente kritike,” theksoi Lala, duke bërë apel për transparencë të plotë.

Po ndodh...

ide