Vrasja e Pëllumb Metës e planifikuar nga 3 fëmijët? Eksperti: Mund ta hidhnin në det, por …

Për ekspertin e çështjeve të sigurisë Ergys Muzhaqi, pas krimit të rëndë në Durrës nuk ka një plan të mirëmenduar.
Në një intervistë për Klan News ai u shpreh se mënyra si 3 fëmijët kanë kryer veprimet pas ekzekutimit të kryefamiljarit Pëllumb Meta tregon se ata kishin një nxitim për të fshehur gjurmët dhe frikë të përballjes më drejtësinë.
“Policia mesa e dëgjova deklaratën, lë të mendohet se ka një plan pas krimit, që duket qartë. Pra janë organizuar fatkeqësisht familjarët, për mbulimin e këtij krimi. Nuk e dimë se ka pasur një organizim të mirëfilltë për ekzekutimin, ndoshta ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ky është manifestim ekstrem për konfliktet në familje. E kam të vështirë t’i marr në analizë sepse është ngjarje e nxehtë dhe e dhimbshme. Kemi parë dëshmi të njerëzve të familjes, që vazhdimisht pretendonin se ka qenë familje e rregullt, persona të mirë e të butë. Pra ajo që nuk ka arritur të menaxhohet ka qenë diçka e brendshme. Opinioni im është se nuk kemi të bëjmë me vrasje të paramenduar, duket nga veprimet që kanë bërë më pas, ka pasur një ngutje për të fshehur gjurmët e krimit. Nuk kemi të bëjmë me krim të organizuar në kuadër të kriminelëve të rafinuar, por krizë familjare me manifestim ekstrem të emocioneve. Fshihet arma, kufoma e të ndjerit ashtu shkel e shko. Nuk kanë shfrytëzuar detin, nuk kanë dalur fare nga kufiri i shtëpisë, nuk e kanë larguar gjurmën e krimit larg vetes. Kanë menduar të shtyjmë sa të shtyjmë. Ata mund të kishin bërë një transportim më të largët”, u shpreh Muzhaqi.
Skenarin për fshehjen e trupit e cilëson akt që çdo njeri kur shkon në pikën që vret dikë, e bën.
“Mendoj se jemi në kufijtë e fenomenit, fshehja e krimit është diçka njerëzore. Është denoncuar zhdukja në momentin që qartazi e kanë vrarë vetë, kanë kaluar disa ditë, ata nuk e kanë kamufluar veprën penale. Por kanë pasur frikë të përballen me ligjin.”
Nga ana tjetër, thotë ai, kjo ngjarje e rëndë është tregues i krizës në familjet shqiptare.
“Pra, është një situatë e rëndë, që tregon krizë. Këto konflikte mund t’i kenë pasur për fejesën, ose për mospërputhje brezash”, përfundoi eksperti.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


