Vlora sërish pa ujë/ Të premten ndërprerje të furnizimit në disa zona të qytetit

15 Janar 2026, 14:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vlora sërish pa ujë/ Të premten ndërprerje të
Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si pasojë e një defekti disa ditë më parë, të premten rikthehet në disa pjesë të këtij qyteti ndërprerja.

Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, të premten nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni nr. 4 sepse do të kryhen punime në rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit.

“Për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit të Vlorës, ditën e premte, nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë. Për rrjedhojë, pjesa e qytetit që furnizohet nga ky stacion nuk do të furnizohet gjatë orëve të pasdites së ditës së nesërme, ndërsa në orarin e mëngjesit furnizimi do të vijojë normalisht. Zonat e tjera të qytetit do të vazhdojnë furnizimin pa ndërprerje.”, thuhet në njoftimin e Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë.

Po ndodh...

ide