Pamje të rënda/ Shoferi i “Unazës” nuk del nga autobusi duket i shokuar nga aksidenti me disa makina

Këto janë pamje të minutës së fundit nga aksidenti i ndodhur në Tiranë, pranë urës së vogël te Tajvani. Urbani i linjës së “Unazës” dhe të paktën 7 automjete të vogla janë përfshirë në aksident.
Siç shihet dhe nga këto pamje të mëposhtme të sjella nga News bomb, edhe vetë shoferi i urbanit duket i tronditur nga ngjarja dhe vazhdon të qëndrojë në vendin e tij duke mos pranuar të dali prej autobusit.
Policia njofton se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë Rrugore e të Rendit.
“Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
