U kapën me mbi 1 kg kokainë! Arrestohen 3 persona në Tiranë, u gjenden mbi 120 mijë euro, miliona lekë dhe paundë

25 Janar 2026, 11:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kapën me mbi 1 kg kokainë! Arrestohen 3 persona në Tiranë,

Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Cargo 2”, pas dyshimeve për trafikun e lëndëve narkotike në Tiranë.

Të arrestuarit janë: E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet thanë se ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

-1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion

-121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund

-Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë

Automjeti i njërit prej të arrestuarve u lokalizua në Unazë të Madhe, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Po ndodh...

ide