U arrestua për shfrytëzimin e nipit në TikTok, sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit

Personazhi i njohur në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.
Publiku Natashën e njeh prej shumë vitesh më parë nga përballja e saj publike me ish-nusen për kujdestarinë e djalit. Ish-mësuesja pretendonte se nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe kërkontë kujdestarinë.
Daljet e tyre televizive ishin mjaft agresive dhe me tension. Për ish-nusen, Natasha ka folur edhe në TikTok ku e ka cilësuar si “të keqe”. Ishte pikërisht nëna e djalit të mitur, Eglantina e cila denoncoi rastin në polici.
Më 19 Mars të vitit 2017, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, u bë i njohur për publikun rasti i një nëne në prag divorci. “Forca ime është im bir”, kështu u shpreh Englantina para se të niste rrëfimin e dhimbshëm që lidhej me djalin e saj të mitur.
Siç deklaroi e reja nga Kuçova në atë kohë, vjehrra e saj dhe i shoqi nuk e lejonin të takonte djalin. Për ta bërë akoma më të qartë historinë, duke marrë versionet e të dyja palëve, Englantina pati një përballje televizive me Natashën një javë më vonë (26 Mars 2017).
E vërteta e Natasha Rombulës ishte krejt e ndryshme. Sipas 67-vjeçares, nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe se vetëm “gjykata do jepte vendimin final për fëmijën”. “Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e Eglës më ka thënë se nuk ka besim tek ajo as për të larë e për të shpërlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim”?- shprehej e revoltuar Natasha.
“Pse s’ke ardhur ta marrësh”? – i drejtohej ajo Englantinës. Ndërkohë, kjo e fundit e kundërshtonte duke hedhur akuza se vjehrra e saj “po e edukonte keq të birin duke e mbushur me urrejtje për të”.
Situata e tensionuar mes tyre nuk mbaroi këtu, daljet e tyre televizive ishin të shpeshta dhe pa asnjë konsensus.
Këtë të mërkurë, historia ka marrë një kthesë tjetër. Duket se konfliktet nuk janë shuar për 6 vite me radhë, ndërsa Natasha Rombula dhe i biri i saj Armando, kanë rënë në prangat e policisë. Arsyeja lidhet pikërisht me djalin e mitur, i cili sot është 10-vjeç.
Siç bën me dije Policia, ata u arrestuan në Sarandë pas një kallëzimi të bërë në Dhjetor të vitit të shkuar nga ish-nusja. Ata akuzohen se kanë përdorur të miturin në rrjetin social TikTok për të marrë shikueshmëri, duke e mësuar atë të përdorë fjalë banale.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




