SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

6 Mars 2026, 10:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent

Në procesin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për herë të parë SPAK ka relatuar komunikimet në Sky ECC të personave të dyshuar dhe se ku është referuar prokuroria për të ngritur akuzat ndaj tyre, përsa u përket dyshimeve se ata janë të përfshirë në organizimin dhe financimin e atentatit ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos.

Gjatë seancës SPAK shpjegoi se si arriti të identifikonte kodet e Sky se kujt u përkisnin. Përveç rasteve kur janë përdorur pseudonime që lidhen me emrat, në rastin e Plaurent Dervishajt është gjetur një foto ku kërkohej nga ana e tij që t’i mbyllej një adresë emaili. Po ashtu janë gjetur edhe të dhëna të tjera familjare, si emrat e fëmijëve dhe datat e lindjes së tyre, të cilat janë verifikuar dhe rezulton se i përkasin pikërisht Dervishajt.

Në të njëjtën mënyrë është bërë edhe identifikimi i Julian Meçes, për shkak të fotove me të dhëna që kanë dërguar.

Në disa raste, sipas SPAK, personat janë vetëidentifikuar pasi u kanë shkruar personave të tjerë. Po ashtu, në një rast identifikimi është bërë nëpërmjet numrit të avokatit të Redjan Rrajës.

Në komunikime, personat kanë nisur një foto ku shihej numri i telefonit. Më pas janë bërë verifikimet dhe është gjetur memoja e bërë nga avokati në rastin konkret, çka çoi edhe në identifikimin e Ramazan Rrajës.

Për shkak të të dhënave sekrete, procesi do të vijojë me dyer të mbyllura.



Po ndodh...