“S’ka asgjë t’i shpjegosh martesën me të njëjtën gjini”, ish-deputetja shpërthen ndaj aktivistes: Shko thuaja fëmijëve të tu

30 Shtator 2025, 23:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

“S’ka asgjë t’i shpjegosh martesën me të

Tema e kësaj të marte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka shkaktuar debat të fortë mes të ftuarve.

Aktivistja Elsa Ballauri ka theksuar se propozimi i ri kërkon të rregullojë kurikulat shkollore, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe t’i mësosh një fëmije në kopësht për martesat me të njëjtën gjini.

I mjehëreshëm ishte reagimi i ish-deputetes Lajla Përnaska dhe gazetares Mirilda Tili.

Ballauri: Nuk ka asgjë të keqe që fëmijës ti mësosh që në çerdhe, që në kopësht se nga vijnë, se dy burra ose dy gra martohen bashkë.

Përnaska: Shko mësua fëmijëve të tu.

Tili: Zonja Ballauri që në kopësht ka ke mësuar fëmijës tënd ti martesën në të njëjtën gjini. Unë mendoj se fëmija si fillim duhet të edukohet, të mësohet të bëhet qytetar, të bëhet njeri, e pastaj pas pubertetit nëse ai ka prirje të tjera ti mësohet edhe martesa brenda të njëjtës gjini.

Ballauri: Po ça është kjo frikë tani. Mbesa ime në Kanada ka dy shokë, ku njëri është me dy nëna, tjetri me dy baballarë, dhe ska asgjë të keqe.

 

Po ndodh...

ide