Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve

26 Maj 2026, 14:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj punonjësve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme.

Hetimet lidhen me procedimin penal nr. 304 të vitit 2026 dhe përfshijnë zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe persona të përfshirë në sektorin e ndërtimit.

Sipas Prokurorisë, deri tani janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër persona:

B.T., ish-shef i Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, është vendosur në “arrest shtëpie” për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

K.S., inspektor policie në Komisariatin e Sarandës, është lënë në “arrest me burg” për “Shpërdorim detyre”.

K.SH., gjithashtu inspektor policie, është lënë në “arrest me burg” për të njëjtën vepër penale.

A.P., pronar i hotelit “Oasis”, është arrestuar për “Ndërtim të paligjshëm”.

Prokuroria bëri me dije se po vijon puna për ekzekutimin e 8 masave të tjera të sigurisë.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rasteve dhe identifikimin e përgjegjësive të personave të përfshirë, si në Policinë e Sarandës ashtu edhe në institucione të tjera.

 

Po ndodh...

ide