I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli paraqitet në GJKKO
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj kreut të bashkisë Vau i Dejës Kristian Shkreli ndaj të cilit SPAK i ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Ashtu sikurse në seancën e kaluar, Prokuroria e Posaçme edhe këtë të martë ka vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces.
Në gjykatë u paraqit dëshmitari Zef Doda.
Doda: Jam kryetar i PS në fshatin Karmë të bashkisë së Vau i Dejës. Nuk jam në dijeni të një remonti në fshatin Stajkë. Kristian Shkrelin e njoh, është kryetar bashkie. Në zgjedhjet e vitit 2025 kam qenë i angazhuar. Kryetarit Kristian Shkreli më ka thënë puno sa të mundesh për Partinë Socialiste. Për PSD e Tom Doshit nuk më ka thënë gjë. Nuk na ka ofruar asnjëherë Kristian Shkreli para për zgjedhjet. Nuk kam marrë asnjë urdhër nga Kristian Shkreli. Jam pyetur edhe një herë në prokurori po nuk e mbaj mend mirë.
Më pas në sallën e gjyqit u paraqit dëshmitari Luigj Leka.
Leka: Kam një shoqëri që quhet Leka 2007. Jam vetë pronar. Po kam pasur një marrëdhënie shërbimi me bashkinë Vau i Dejës para se Kristiani të vinte kryetar bashkie. Kur kam lidhur kontratën ka qenë Mark Babani. Shoqëria ime ka pasur dy kamionë pastrimi. Po ashtu kam dhe një kamion vinç me kosh. Ja kam dhënë furgonin Marsel Gjonaj për punët e tij private dhe nuk e di për çfarë e ka përdorur. Ka ardhur vetë personalisht dhe ma ka kërkuar dhe nuk i kam marrë lek pasi e kemi lënë që ai të më bëjë disa instalime te servisi im.
Kristian Shkreli pyet dëshmitarin: Kur ia ke dhënë kamionin Marselit?
Leka: Ja kam dhënë kur në krye të bashkisë Vau i Dejës ishte Mark Babani.
Gjykata ndërpret seancën për të pyetur një tjetër dëshmitar të fundit që është kërkuar nga SPAK.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128