Shkoi në pyll për të mbledhur dru/ I humbur në mal prej 4 ditësh, gjendet trupi i pajetë i Ajet Lleshit

Trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi është gjetur ditën e sotme.
I ndjeri kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 6 prill në zonën malore të Pashtrikut në Has.
Siç është raportuar Ajeti kishte dalë në mëngjes për të mbledhur dru, por në orët e pasdites familja nuk ka mundur më ta kontaktojë.
Pavarësisht motit të keq dhe terrenit të vështirë, babai i tij Rizahu dhe tre xhaxhallarët dolën menjëherë në kërkim, duke u ndarë në drejtime të ndryshme për të kërkuar 27-vjeçarin. Por fatkeqësisht, përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Gjithashtu Policia dështoi në përpjekjet e saj për ta gjetur të gjallë të riun.
Gjatë kërkimeve të vazhdueshme, babai i tij është ndjerë keq për shkak të lodhjes dhe stresit, duke humbur ndjenjat por fatmirësisht është ndihmuar nga të afërmit në kohë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

