RENEA rethon banesën në Orosh, 6 orë negociata! Lala jep detajet: Njëri nga personat, ish komando me prirje radikale!

24 Nëntor 2025, 21:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

RENEA rethon banesën në Orosh, 6 orë negociata! Lala jep detajet:

Forcat RENEA kanë rrethuar ditën e sotme një banesë, ku dy persona kanë qëndruar të ngujuar dhe kanë kërcënuar se do të qëllojnë. 

Klodiana Lala, gjatë një lidhje me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, dha detaje për ngjarjen dhe deklaroi se dy personat janë dorëzuar pak më parë. 

"Vetëm pak minuta më parë janë vetë-dorëzuar dy persona që kanë qëndruar të ngujuar në fshatin Orosh. Është negociuar nga forcat RENEA dhe policia.

Julian Cumraku dhe Hamza Uka, ndjekës të besimit fetar mysliman, me prirje radikale, janë ngujuar në një banesë në zonën e fshatit Orosh, njësia administrative Qafë Mali, zonë mjaft e thellë, nuk ka as valë telefoni.  Ka qenë policia e Shkodrës dhe Komisariati i Pukës që janë vënë në dijeni dhe pastaj RENEA.

Për gjashtë orë kanë negociuar forcat RENEA, por nuk kanë bindur dot për vetë dorëzim dhe të mos qëllohej. Vëllai i Cumrakut ka negociuar dhe e ka bindur të vete dorëozhet.

Ngjarja është në zhvillim e sipër. Kanë negociuar edhe familjarë të Hamza Uka, që ka edhe emra të tjerë. Dyshohet të jetë person me prirje radikale.

Në këto momente është konfimuar nga RENEA se po ushtrohet kontroll me qen anti-eksploziv dhe anti-minë. Nga banesa janë bërë thirrje që konsiderohen terroriste. 

Pritet të shoqërohen në polici dhe më pas në Tiranë, ku do të merren në pyetje, për të shpjeguar pse ishin të armatosur. Nuk kemi informacion nëse janë gjetur lëndë eksplozive apo sende të tjerea të paligjshme.

Nga anti-terrori më kanë konfimruar se Hamza Uka, ka qenë në vëzhgim prej kohësh. Në Facebook shpërndante thirrje ekstremiste, radikale, thirrje për luftën ne Siri dhe hoxhallarë që bëjnë thirrje ekstremiste. Por pasi të identifikohet nga policia me shenjat e gishtërinjve, do të jepen të dhëna të sakta. Por paraprakisht bëhet fjalë për ish komandon.

Kanë kërcënuar policinë se do të qëllojnë. Paraprakisht thuhet, dhe fotoja është shpërndarë nga policia. Identifikohet personi në foto si Hamza Uka, ka dyshime për përfshirje në vepra me natyrë terroriste. Në orët në vijim mund të kemi sqarim të ngjarjes", deklaroi Lala. 

 

Po ndodh...