Qarkullonte i armatosur, 23-vjeçari nga Burreli hedh pistoletën sapo shikon policinë

Mat/Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, dhe për të shmangur kontrollin e policisë, hodhi armën nga automjeti në taracën e një lokali, falë veprimeve të shpejta të policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës dhe një kapsollë detonator.
Në vijim të kontrolleve të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i Ligjit”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se drejtuesi i një automjeti lëvizte i armatosur, kanë ngritur pika kontrolli për lokalizimin e mjetit.
Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Burrel.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”, me të cilin lëvizte 23-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

