Do hyjë në histori me Botërorin e pestë radhazi, portugezi zyrtarizohet në pankinën e të vetmes kombëtare pjesëmarrëse që kishte mbetur pa trajner

Përfaqësuesja e Ganës më në fund ka gjetur trajnerin. Dhe nuk do të jetë Herve Renard, siç mendohej fillimisht pasi ganezët shkarkuan trajnerin Oto Ado pas humbjeve në miqësoret e marsit.
Federata Ganeze ka bërë të ditur se i është besuar drejtimi i skuadrës një emri të njohur të trajningiut botëror, portugezit Karlos Kueiroz, i cili në moshën 72-vjeçare, ka nisur këtë aventurë të re që do e vendosë në librat e rekordeve të Kupës së Botës.
Ai do të jetë trajneri i parë që merr pjesë në 5 Kupa Bote radhazi me një ekip të kualifikuar dhe jo si vend organizator, pasi më parë ka drejtuar edhe Portugalinë në vitin 2010, si dhe Iranin në vitin 2014, 2018 dhe 2022. Kueiroz kishe qenë në drejtimin e Omanit, por vendosi të largohej nga kjo përfaqësuese pasi shpëryhen trazirat në Lindjen e Mesme.
Trajneri me më shumë pjesëmarrje në Kupa Bote është Karlos Alberto Parreira, me 6 të tilla, ndërsa Kueiroz do i bashkohet Bora Milutinoviç në vendin e dytë me 5 përfaqësime.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128