Punonjësit ranë nga objekti ku po punonin, arrestohen dy inxhinierët në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Kamzës.
Sipas raportimeve dy punonjës janë rrëzuar nga një objekt ku po punonin duke marrë dëmtime të rënda.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy inxhinierëve dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë- Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
-
Rishfaqet gripi i shpendëve, konfirmohen 4 raste në SHBA
16 Korrik, 09:30
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
