Po vendoste disa panele diellore, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 27-vjeçari në Koplik
26 Dhjetor 2025, 13:01 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Koplik.
Një 27-vjeçar humbi jetën pasi ua në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte me disa panele diellore.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se: “Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
