Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar 2025, 17:58 / AKTUALITET

Një rast kundër trafikut të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Tiranës dhe si rezultat është arrestuar një i ri.
Autoritetet raportojnë se në pranga është vënë shtetasi K.K 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Ai është ndaluar nga uniformat blu në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës, teksa po qarkullonte me një automjet tip “Ford”.
Gjatë kontrollit të bagazhit të automjeti, Policia i ka gjetur një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën i riu po e transportonte me qëllim shitjen e saj.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme
-
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspor
15 Janar, 17:48 -
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Nga Preç Zogaj
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
Nga Drin Kastrioti
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Nga Alfapress
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

