Përplasje fizike në GJKKO, të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen me njëri-tjetrin brenda kafazit të xhamit

15 Qershor 2026, 11:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasje fizike në GJKKO, të pandehurit për vrasjen e Renis

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.

Të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, por nuk dihen ende shkaqet.

Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.

Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.

Po ndodh...

ide