Përmbyten 2 lagje në Lezhë! Niveli i ujit arrin deri në 30 cm
27 Shkurt 2023, 20:30 / AKTUALITET

Bëhet fjalë për blloqet e banimi “11 janarit” dhe 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësore dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 cm.
Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyn në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin e shpejtë të ujërave. Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.
-
Këlcyrë/ Shirat shembin rrugën në Katundisht, izolohen 100 banorë
27 Shkurt, 18:35
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

