Përkeqësohet moti, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

25 Mars 2026, 23:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Përkeqësohet moti, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi,

Ditën e nesërme parashikohen kushte të paqëndrueshme të motit në vend. Reshje mesatare shiu deri lokalisht intensive pritet të pushtojne qarqet kryesore në vend, përfshi edhe Vlorën.

Si pasojë, njoftohet se trageti i linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar nisjen dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për ditën e nesërme.

Po ashtu është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës, nga ora 06:00 e 26 marsit deri në ora 06:00 të 27 marsit.

Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i kushteve pritet pas orës 06:00 të datës 27 mars 2026.

Po ndodh...

ide