Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, makina del nga rruga, një i plagosur

25 Mars 2026, 21:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, makina del nga rruga,

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Një 57-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Shtetasi H. C., sipas policisë ka pësuar dëmtime, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...

ide