Pashkët ortodokse kthejnë emigrantët në atdhe, fluks i lartë në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës
11 Prill 2026, 17:43 / AKTUALITET

Festa e Pashkëve ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Qafë Botës dhe në Portin e Sarandës.
Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Sarandës, rreth 7,200 persona kanë kaluar në hyrje dhe dalje në të dyja pikat kufitare me Greqinë.
Në Qafë Botë kanë kaluar mijëra shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe qindra mjete, ndërsa lëvizjet kanë qenë të balancuara si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndërkohë, në Portin e Sarandës fluksi është menaxhuar përmes tre trageteve që kanë operuar gjatë gjithë ditës.
Autoritetet bëjnë me dije se puna në kufi është zhvilluar me sportele të shtuara, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo greke, për të përballuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë festave.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Republika e Hajdutëve!
Nga Gjergji Nika
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128