Pacientët e Lushnjës dhe Fierit nuk bëjnë dot rezonancë, prej 6 muajsh nuk ka fasha të lira

Prej më shumë se 6 muajsh pacientët e Lushnjes po dhe të Fierit nuk kryejnë dot rezonancë magnetike (RMI) për shkak se në sistem nuk ka asnjë datë të lirë.
Mjekët e kanë të vështirë të bëjnë planifikim për pacientët që u duhet ky shërbim, pasi në sistem nuk del asnjë fashë e lirë për në Spitalin Memorial të Fierit.
Valbona Greca nga Lushnja u ankua në emisioni “Fiks Fare”, pasi ka probleme me shtyllën kurrizore dhe nuk merr dot asnjë mjekim. Kjo sepse skema e rimbursimit kërkon që në kartelën e saj të jetë një ekzaminim me resonancë. Mjekja reumatologe e Poliklinikës së Specialiteteve Lushnjë herë i thotë se nuk ka fasha të lira dhe herë i thotë që nuk punon pajisja.
Valbona asokohe është ankuar edhe tek ish drejtori i spitalit të Lushnjes i cili ka njëkohësisht në varësi edhe mjekët specialist të Poliklinikës dhe ai i thotë që e di mjeku sesi e bën dhe çfarë bën për planifikimin dhe nesë nuk është dakord mund të ndryshojë mjek.
Gazetarët e Fiksit i drejtohen Spitalit Rajonal Lushnjë ku takojnë drejtorin aktual Roland Ziu. Drejtori pranon problemet që kanë më shërbimin e rezonancës, por kjo për faj të Spitalit Memorial Fier, pasi në këtë të fundit kryhet ekzaminimi. Ndërkohë inxhinieri i spitalit Lushnjë sqaron për Fiksin se fashat e orareve të ekzaminimeve i hap Spitali Memorial i Fierit. ” Ka patur periudha të gjata që nuk ka patur asnjë fashë të lirë” pohon ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


