Njihej për qëndrimet e tij kundër emigrantëve shqiptarë, ish-ministri britanik përjashtohet nga konservatorët

Ish-ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick nuk është më pjesë e Partisë Konservatore, pas vendimit të formacionit për ta larguar nga të gjitha strukturat.
Lëvizja vjen në një kohë kur konservatorët vijojnë të humbasin figurat e tyre kryesore drejt Partisë Reformë të Nigel Farage, ndërsa vetë Jenrick shihet si emri i radhës që mund të zbarkojë te rivali i djathtë.
Jenrick është një nga politikanët më të përfolur për qëndrimet e tij të ashpra anti-emigracion, ku në qendër të goditjes kanë qenë shpesh shqiptarët.
Ai është bërë i njohur për një video virale ku u kërkonte oficerëve britanikë të identifikonin dhe deportonin shqiptarët “kudo që gjendeshin në Britani”, që u interpretua si fushatë stigmatuese ndaj komunitetit shqiptar.
Por retorika e tij nuk u kufizua vetëm te shqiptarët. Jenrick mbështeti fort edhe politikën e Ruandës, që parashikon deportimin e azilkërkuesve në vendin afrikan — një propozim që prekte drejtpërdrejt qindra emigrantë shqiptarë të rinj të mbërritur nëpërmjet Kanalit.
Pas kritikave të brendshme dhe rënies së Partisë Konservatore në zgjedhjet e 2024-ës, Jenrick dha dorëheqje nga posti i tij, duke iu afruar gjithnjë e më shumë linjës së fortë të Nigel Farage.
Kryeministri Keir Starmer e ka komentuar largimin e tij si braktisje të një partie në rënie, ndërsa analistët e shohin këtë si pjesë të rrjedhës së vazhdueshme të politikanëve të djathtë drejt Partisë Reformë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128