Njëri dhunon gruan, tjetri nënën, arrestohen dy persona në Lezhë

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas. Në fshatin Manati, u ndalua një 41-vjeçar, pasi dhunoi bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, në fshatin Gorre, shërbimet e Policisë ndaluan 22-vjeçarin , i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta nënën e tij.
Ky i fundit është i evidentuar si person me probleme të shëndetit mendor.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Manati, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 22 vjeç, banues në fshatin Gorre (i kartelizuar, me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, nënën e tij, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


