Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit, transferohet sërish Durim Bami
13 Maj 2026, 18:17 / AKTUALITET

Bami është transferuar gjatë ditës së sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Nuk bëhen të ditura shkaqet, por siç komentoi një burim i gazetares nHoxha pranë sistemit penitenciar, siguria e Bamit është një nga arsyet.
Ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme.
Për këto kontrolle ka një plan masash të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që synon të pastrojë qelitë nga telefonat dhe sendet e ndaluara, e po ashtu të bllokojë edhe takimet speciale të disa të burgosurve VIP, që ka të dhëna se takohen me vajza dhe gra që nuk janë bashkëshortet e tyre./ TCH
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128