Moti i keq djeg linjat, pa energji disa zona në Tiranë

27 Nëntor 2025, 09:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq djeg linjat, pa energji disa zona në Tiranë

OSHEE ka njoftuar se ka pobleme në fiderat e Nënstacionit Farkë.

Grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur).

Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive.

Aktualisht pa energji elektrike janë zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.

 

Po ndodh...