Mori 2.5 mln lekë ryshfet, GJKKO dënon me shërbim prove vëllain e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, ish-kryeinspektorin e INUV-it pranë bashkisë së Elbasanit, Andri Mehja.
Ai është dënuar me 3 vite burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar i është ulur dënimi në 2 vite burgim, por sërish edhe ky dënim i është konvertuar në 4 vite shërbim prove.
Gjithashtu, Andri Mehja i është dhënë dhe dënimi plotësues me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
I njëjti dënim si i Andri Mehjas është dhënë edhe për ish-punonjësin e INUV në Elbasan, Gentian Bako, të cilit 2 vite burgim ntë dhëna nga gjykimi i shkurtuar, i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove.
Andi Mehja ka qenë drejtuesi i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Elbasanit dhe u denoncua nga emisioni “Stop” në lidhje me një ngjarje ku një biznesi në qytetin e Elbasanit i kishin vënë një gjobë për ndërtimin e një tende pa leje
Me anë të një sekseri, Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysmë Lekë për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë Lekë.
Denoncimi u bë në muajin Prill të vitit të kaluar dhe Andri Mehja u shpall në kërkim. Ai u arrestua 6 muaj më vonë, në Tetor, në pikën kufitare të Kapshticës.
Andri Mehja njihet në Elbasan si vëllai i Orel alias Aurel Mehjas, dhëndrit të ish-kryebashkikaut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Orel (Aurel) Mehja u arrestua në muajin Mars për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi kërcënoi një efektiv policie.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





