Mjekët e Lefter Allës zbarkojnë në GJKKO

5 Qershor 2023, 16:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mjekët e Lefter Allës zbarkojnë në GJKKO

Dy ekspertë mjeko-ligjorë paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.

Pritet që të hënën e javës që vjen, në orën 12:00, Alla të dalë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me vendimin e saj lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut për masë më të butë sigurie se arresti në burg.

Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët.

Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtar të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga.

Po ndodh...