Mikel Ndoj goditi me thikë vajzën e tij 24 vjeçare në Durrës, i plagosuri tjetër ndërhyri të parandalonte ngjarjen! Del në dritë dinamika

26 Janar 2026, 10:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mikel Ndoj goditi me thikë vajzën e tij 24 vjeçare në

Një kalimtar i rastit që ka tentuar të parandalojë ngjarjen ka mbetur po ashtu i plagosur me thikë në Durrës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit ka hedhur më tepër dritë lidhur me këtë krim i cili ndodhi vetëm pak minuta më parë në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar.

56-vjeçari, Mikel Ndoj, në rrethana ende të paqarta ka plagosur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj. Në momentin që ai po e qëllonte të renë, për të parandaluar tragjedinë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit.

Si pasojë, edhe ky i fundit mbeti i plagosur dhe së bashku me 24 vjeçaren ndodhen aktualisht në spitalin e qytetit të Durrësit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Mikel Ndoj, menjëherë pas ngjarjes u largua me shpejtësi, teksa policia është vënë në ndjekje të tij me qëllim gjetjen dhe arrestimin.

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Po ndodh...

ide