Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat

Pas vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani nga një tjetër nxënës i së njëjtës shkollë, nxori kryeministrin përpara medias, për të shpallur dy masa: kufizim i rrjeteve sociale, dhe rritje të sigurisë në ambientet e arsimit.
Shqiptarja.com hapi një sondazh mesditën e 20 nëntorit dhe prej atëherë janë mbi 5600 vota. Më shumë se 82 % e votuesve janë pro mbylljes së Tik Tok e SnapChat, ndërsa gati 15% janë për vendosjen e filtrave të ndalimit të përdorimit deri në një moshë të caktuar nga adoleshentët. Qytetarët po ashtu mbështesin mbylljen e rrjeteve sociale.
Për masën e dytë të paralajmëruar nga qeveria, atë të rritjes së sigurisë në Shkolla deri me kamera inteligjente në klasa, ka vepruar e para Bashkia Fier.
Ajo ka çelur një tender për blerjen e kamerave inteligjente për një numër të madh kopshtesh dhe shkollash në këtë bashki.
Siç thuhet në publikimin e bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik, këto kamera do të përdoren në shkollat 9-vjeçare “Jani Bakalli”, “Andon Xoxa” e “Mark Dashi” dhe në ato të mesme “Perikli Ikonomi” dhe “Jakov Xoxa”.
Kopshtet që do të pajisjen me kamera janë në lagjet “Liri Gero”, “Kastriot”, “Liri”, “8 shkurti”, si dhe në njësitë Sheq dhe Portëz. Bashkia e Fierit argumenton se ky investim i është i domosdoshëm për të garantuar ambientet të sigurta e të mbrojtura për fëmijët/ nxënësit e mësuesit e sistemit arsimor parashkollor dhe parauniversitar.
Sipas këtij institucioni, nuk ka pasur asnjëherë investim total në këtë drejtim, por vetëm disa pjesë të këtyre institucioneve monitoroheshin me kamera. Ambicia e shprehur e qeverisë është që brenda vitit 2025 të gjitha institucionet arsimore publike të pajisen me kamera inteligjente.
-
Kush ishin Inka-t, perandoria më e madhe antike e Amerikës së Jugut?
22 Nëntor, 17:24 -
Era e fortë dëmton çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor, 17:20
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


