Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Pezë Helmës, raportohet për të plagosur

1 Korrik 2025, 19:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në hyrje të fshatit Pezë Helmës, në afërsi të Tiranës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Njëri prej automjeteve të përfshira në ngjarje është një taksi.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar, që çoi në aksidentin mes mjeteve. Si pasojë e përplasjes ka persona të plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

 

Po ndodh...