Këshilltari i Ballukut emërohet pa bujë në krye të AKBN-së

15 Shkurt 2026, 14:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Këshilltari i Ballukut emërohet pa bujë në krye të

Këshilltari ligjor i ministres së pezulluar të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Genci Tërpo është emëruar në krye të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

Emërimi i tij është bërë pa bujë në media, ndërsa prezantimi para stafit të institucionit është kryer nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo. Ky i fundit ka drejtuar më parë AKBN-në, përpara se të merrte detyrën si zëvendës i Ballukut në ministri.

Ky emërim vjen pas pezullimit të ministres Balluku, duke lënë një vakum në drejtimin e disa institucioneve nën varësinë e saj.

 

Po ndodh...