I vodhën para një 38-vjeçari nën kërcënimin e thikës, e pësojnë tre të miturit
19 Dhjetor 2024, 16:04 / AKTUALITET

Policia e Tiranës do të hetojë në gjendje të lirë tre të mitur të moshave 15 dhe 16-vjeç, të cilët akuzohen për dhunë dhe kanosje ndaj një personi.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 3 të miturit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur një 38-vjeçar.
Adoleshentët aritën t’i merrnin edhe një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës.
“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin I. H., 38 vjeç, dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës (thikë)”, informoi sot policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

