I nxehti arrin pikun të premten, ja sa do të shkojnë temperaturat

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin do të qëndrojë deri në fundjavë, ku do të arrijë pikun ditën e premte.
Sipas sinoptikanëve, në disa zona, temperatura do të shënojë 41 gradë në hije.
“Shqipëria vijon të jetë e mbërthyer nën valën e të nxehtit afrikan siç është përfshirë i gjithë Mesdheu. Dita e premte do të shënojë edhe temperaturat më të larta të kësaj vale. Vetëm pas kësaj dite, temperaturat do të ulen gradualisht, duke bërë që pas datës 18 Gusht të kemi një ndryshim të motit. Nga fundjava presim tërheqje të valës graduale të shtunën 2, të dielën 3 gradë rënie.”, tha Lajda Porja.
Nuk do të mungojnë edhe ditët me reshje shiu. “Java tjetër e paqëndrueshme reshje në pjesën më të madhe të territorit me të fokusuara në veri dhe qendër.
15 ditëshi i dytë i Gushtit do të jetë me vlera tipike të muajit 34-35 gradë. Pjesa e dytë e Gushtit do ketë temperatura drejt vlerave normale, 34-35 do kemi shumë pak ditë me 37 dhe 38 gradë. Problem mbetet era, sidomos në zonat e përfshira nga zjarret.”, sqaroi ajo.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


